75 Mall Live Search
15:39 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / G T

Thierry Henry thotë se Xavi zbuloi talentët te Barcelona, jo Hansi Flick!

Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry gjatë një komenti mbrëmë për ekipin e Barcelonës, meritat i shkuan Xavit dhe jo Hansi Flickut.

Barcelona vazhdon me rezultate pozitive, mbrëmë mposhti Crvena Zvezdën me rezultatin 5:2 në Beograd, shkruan Indeksonline

Në emisionin ku bën pjesë ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës u diskutua pikërisht edhe situata e talentëve që posedon klubi katalunas.

Henry meritat kryesore ia dërgoj Xavit.

“Unë nuk mendoj se Hansi Flick filloi këtë epokë të re, Xavi e bëri”, tha Henry

Kujtojmë që te Barcelona vazhdon shkëlqimi i lojtarëve të rinj, si Cubarsi, Lamine Yamali dhe Marc Casado./Indeksonline/