“Think Athletic” në Prishtinë, qendra profesionale stërvitore, me tre trajnerë fantastikë

Në zemër të Prishtinës ka nisur rrugëtimin një qendër e re stërvitore që po sjell një frymë të re në mënyrën si konceptohet dhe zhvillohet aktiviteti fizik në Kosovë.
Bëhet fjalë për Think Athletic.
Pas kësaj nisme qëndrojnë tre trajnerë profesionistë dhe të përkushtuar: Vlera Llalloshi, Mendim Maloku dhe Egzon Fejzullahu, secili me një bagazh të gjerë përvoje në sport dhe stërvitje, të cilët bashkojnë forcat për të ofruar programe të avancuara dhe ambiente të përshtatshme për të gjithë.
Në Think Athletic ofrohen:
• Stërvitje profesionale për sportistë të të gjitha niveleve; • Ushtrime për zhvillimin e forcës; • Ushtrime për qëndrueshmëri fizike dhe kardio; • Stërvitje specifike për përmirësimin e shpejtësisë; • Klasa të organizuara sipas grupmoshës dhe qëllimeve të pjesëmarrësve.