‘Thirr Policinë’ është krijuar për FEMRAT e forta!

Dafina Zeqiri dhe Arilena Ara kanë lansuar projektin e ri muzikor.
‘Thirr Policine’ titullohet kënga të cilën e kanë shoqëruar me videoklip, shkruan Indeksonline.
Kjo këngë sipas Arilena Arës i është dedikuar femrave të forta.
Duke ndarë një skenë nga klipi ajo u shpreh se ka marrë dashuri të madhe për këtë projekt.
‘THIRR POLICINË x @dafina.zeqiri është publikuar!
“ Feminizmi nuk ka të bëjë me forcën e femrave. Femrat si natyrë janë të forta, por kanë si qëllim të ndryshojë mënyrën se si bota e përcepton forcën. “ – G.D. Anderson
E nisa pikërisht me këtë thënie, sepse jam pa fjalë nga dashuria që kam marrë për këtë projekt shumë special që është krijuar konceptualisht për FEMRAT e forta!’ shkroi ajo krahas postimit./Indeksonline/