Thirrja e ambasadorit gjerman Jorn Rohde: Të lihen institucionet e pavarura të kryejnë punën e tyre

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga zyrtarët e Vetëvendosjes në lidhje me akuzat e bëra ndaj KQZ-së për ndalimin që u është bërë zyrtarëve të saj për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ai ka thënë se të gjitha palët e përfshira duhet të respektojnë procesin e duhur dhe rregullat.
Ka theksuar se duhet lejuar që institucionet e caktuara të drejtësisë, ato gjyqësore e të tjera që janë të pavarura të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.
Reagimi i tij:
All stakeholders need to respect the due process and relevant rules and guidelines which guarantee fair and transparent elections. It is important that independent institutions and the relevant judicial bodies are able to conduct their work without interference.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 21, 2021