75 Mall Live Search
21:07 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Thirrja e deputetes ndaj Qeverisë: Mos rrezikoni 300 familje në këtë kohë krize

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka bërë një reagim në lidhje me mospagesën e pagave ndaj punëtorëve të Trepçës.

Ajo për këtë ka akuzuar VV-në, ndërsa ka thënë se politika s’ka vend në kohë pandemie, duke bërë thirrje që të veprohet sipas detyrës në mbrojtje të çdo qytetari.

Ky është postimi i saj i plotë:

Mospagesa e pagave ndaj punëtorëve të Trepçës e sidomos kur në pushtet është një parti deklarativisht e majtë, është e paprecedent. Për Trepçën është folur dhe diskutuar nëpër të gjitha fushatat zgjedhore, mirëpo asgjë apo shumë pak është vepru. I vetmi veprim konkret ishte nxjerrja e Ligjit nga Qeveria Haradinaj.

Sot, Qeveria në detyrë në kohë pandemie ende nuk ka kryer subvencionin që kanë pasur obligim t’a perfundojnë madje në muajin Mars. E në anën tjetër, si pasojë e pandemisë Trepça nuk ka pasur shitje këtë periudhë, plus që ka ra shumë çmimi i koncentratit ne bursë. Të gjitha këto bashkë e pamundësuan krijimin e buxhetit për paga.

Iu bëjë thirrje përgjegjësve që të veprojnë dhe të mos rrezikojnë mirëqenien e këtyre 300 familjeve në këtë kohë krize. Politika ska vend në kohë pandemie. Veproni sipas detyrës në mbrojtje të çdo qytetari të Kosovës!