Thirrja e fundit nga Ferizaj
Vazhdon kriza e madhe te Ferizaj. Futbollistët dhe stafi ka tre muaj që nuk paguhen, derisa tashmë ekziston rreziku që lojtarët të ikin.
Kjo situata ka brengosur tifozët, ndërsa personat brenda klubit kanë kërkuar ndihëm që të bëhet një zgjidhje.
“Kampionati fillon edhe 5 javë, Ferizaj i ka ‘humbur’ rruga në oborr.
Fillimi i sezonit pranëveror në Superligën e Kosovës po afron, ndërsa skuadra jonë duket e ‘humbur’ në mes të rrugës! As organizim, asnjë ndryshim brenda skuadrës as stërvitjet nuk kanë filluar akoma, dhe as pagat nuk janë kryer ndaj futbollistëve, të cilët kanë paralajmruar largimin nga klubi.
Jemi thellësisht të brengosur për këtë gjendje që eshtë klubi ynë, pasi që ky qytet nuk e meriton të trajtohet kështu.
Ftojmë publikisht gjithë donatorët e shumtë Ferizajas, si dhe kryetarin e komunës, z.Agim Aliu që sa më shpejtë të fillojë të organizojë klubin, t’i ndihmojë financiarisht që të jemi sa më të pregatitur për pjesën e mbetur të sezonit, ku synimi eshtë mbijetesa në Superligë.
Ky qytet dhe tifozët tanë Ujqit që gjithmonë kanë qenë besnikë ndaj klubit nuk e meritojnë këtë gjendje që eshtë klubi, 1 vit në ligë të parë, 1 vit në Superligë. Kemi ndoshta kompanitë më të mëdhaja në Kosovë, andaj i ftojmë publikisht që të ndihmojnë klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit të postuar nga faqja zyrtare në facebook.
Ndryshe, disa futbollistët të këtij klubi tashmë kanë filluar bisedat me ekipet tjera të Superligës.