75 Mall Live Search
13:23 / E Premte, 14 Qershor 2024 / L K

Thirrja e G7-s: Kina të ndalojë ndihmën e saj për Rusinë

Vendet që përbëjnë, G7-n i bënë thirrje Kinës të ndalojë ndihmën e saj për Rusinë. Kështu thuhet në draftin e komunikatës përfundimtare të samitit, siç raporton Bloomberg.

Deklarata më pas nënvizon se politikat tregtare të Pekinit “po çojnë në shtrembërime të tregut dhe mbikapacitet në ritmet e rritjes, duke minuar punëtorët, industritë, elasticitetin dhe sigurinë ekonomike”.