75 Mall Live Search
19:57 / E Diele, 23 Qershor 2024 / FR

Thirrja e Përparim Ramës: Mos dilni, qëndroni në shtëpi

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rreshjeve të mëdha që po mbizotrojnë në qytet.

Rama ju ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet , ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë.

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca , si dhe zjarrfikësit , janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.

Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë)  080012233 dhe 080012244.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca