11:05 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thirrja e politikanit kosovar: Votojeni Forumin Shqiptar në zgjedhjet e të dielës

Kanë mbetur edhe tre ditë nga zgjedhjet lokale në Mal të Zi. Në komunën e Tuzit, për herë të parë garojnë në një koalicion të përbashkët, tri parti, Lidhja Demokratike Shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptareve.

Për këtë, Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim ka bërë thirrje që të votohet shqip në komunën e Tuzit.

“Të nderuar bashkatdhetarë malësorë, kanë mbetur edhe tre ditë deri më datë 3 mars, kur mbahen zgjedhjet për komunën e Tuzit. Si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare, duke themeluar Forumin Shqiptar (Lidhja Demokratike Shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptareve – UDSH) kanë krijuar koalicionin “Malësia na Bashkon”.

Ju ftoj të gjitë ju që mund të keni dilema se a duhet shkuar në atdhe për të votuar, të mos hezitoni kësaj radhe, sepse ende ka kohë që duke shkuar në vendlindjen tuaj, të garantoni fitoren partive shqiptare në këtë komunë. Ju ftoj të gjithë juve të shkoni e të votoni shqip, të votoni numrin 5, Forumin Shqiptar dhe koalicionin “Malësia na Bashkon” ” shkruan Murati në Facebook.