75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 12 Qershor 2026 / OSH

Thirrja e trajnerit ndërpreu pushimet e çiftit të njohur të futbollit në Ibiza

Thirrja e trajnerit i ka ndërprerë pushimet në Ibiza futbollistit argjentinas, Marcos Senesi. Këtë javë, ai përfundoi transferimin te Tottenham dhe kjo histori e bukur u pasua nga një thirrje (e pa)pritur për Kupën e Botës.

Senesi ishte me pushime në Ibiza me të dashurën e tij, futbollisten tjetër Kelci-Rose Boëers , kur mori një ftesë për t’u bashkuar me Gauchos.

Çifti më i famshëm i futbollit, siç i quajnë shumë, ishin gati të dilnin për darkë.

“Sapo ishim kthyer nga Miami, ku ishim me pushime, dhe erdhëm në Ibiza për t’u argëtuar dhe për t’u çlodhur. Gjatë gjithë kësaj kohe, asnjëri prej nesh nuk u shkëput plotësisht; të dy ishim të vetëdijshëm për situatën me dëmtimin [ Leonardo Balerdit ].

Gjatë gjithë kësaj kohe, asnjëri prej nesh nuk mundi ta shijonte plotësisht veten, e kuptoni çfarë dua të them? – tha Kelci-Rose Boëers në një video që regjistroi ndërsa e dashura e saj mori një telefonatë nga selia e ekipit kombëtar./Indeksonline/