Thirrja e Vuçiqit për Listën Serbe
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje të gjithë serbëve të cilët jetojnë në Kosovë që të ushtrojnë të drejtën tyre për votim në zgjedhjet e gjashtë tetorit.
Vuçiqi përpos thirrjes për të votuar ka porositur serbët që të përkrahin Listën Serbe me votë, në mënyrë që sipas tij të pengohen përpjekjet për të manipuluar vullnetin zgjedhor serb./Indeksonline/