75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ përmes një kumtese për media u bën thirrje konsumatorëve që gjatë sezonit të verës të kursejnë ujin e pijshëm, për shkak të rritjes së kërkesave.

Lagjet e kryeqytetit që kanë filluar të ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm, sipas KRU ‘Prishtina” janë Nic, Qëndresa, Sofalia, pika të larta të fshatit Hajvali.

“Apelojmë sërish tek Inspeksioni i Kuvendit Komunal të Prishtinës, përfshirë edhe inspeksionet e komunave të tjera në zonën e shërbimit, që të veprojnë si viteve paraprake, nxjerrjen e një urdhërese administrative për parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijshëm, në të cilën urdhëresë do të përcaktoheshin edhe gjobat për personat fizik dhe juridik që zihen në flagrancë duke e keqpërdorë ujin”, thuhet në komunikatë.

KRU “Prishtina” përkujton se shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm dhe nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar.