07:56 / E Shtunë, 01 Janar 2022 / A. M.

Thirrje për ndihmë dhe ushqim në qytetin e karantinuar kinez

Disa banorë të izoluar në qytetin kinez të Xi’an thonë se nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, edhe pse zyrtarët këmbëngulin se ka furnizime adekuate.

Më shumë se 13 milionë u urdhëruan të qëndronin në shtëpi javën e kaluar pasi autoritetet kërkuan të luftonin një shpërthim  të COVID-19.

Por në krahasim me bllokimet e tjera globalisht, vendasit nuk mund të dalin jashtë as për arsye thelbësore si blerja e ushqimit.

Qeveria po dërgon furnizime, por shumë në mediat sociale thonë se ende nuk i kanë marrë ato.

Fillimisht, kufizimet kishin lejuar një person për familje të dilte një herë në dy ditë për të blerë ushqime dhe furnizime të tjera bazë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por rregullat u shtrënguan të hënën, duke i ndaluar banorët të largoheshin, përveçse të testoheshin për COVID-19.