Thirrje për ndihmë: Egzon Thaçi ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor në Gjermani
Egzon Thaçi, 40-vjeçar nga Kosova, bashkëshort dhe baba i përkushtuar, po përballet me një sëmundje të rëndë – tumorin.
Pas vlerësimeve të detajuara mjekësore, atij i është rekomanduar trajtim i specializuar dhe urgjent në Gjermani.
Kostoja e këtij trajtimi arrin shifrën prej 120 mijë eurosh, shumë e cila është e papërballueshme për familjen e tij.
Për këtë arsye, familja Thaçi po bën thirrje për ndihmë financiare nga qytetarët, bizneset dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë që mund të kontribuojnë në mbledhjen e shumës së nevojshme për trajtimin e Egzonit.
“Familja jonë nuk ka mundësi ta përballojë këtë shumë të madhe. Ju drejtohemi me mirëkuptim për çdo ndihmë financiare, sado e vogël, që mund të ndihmojë në mbledhjen e shumës së nevojshme për trajtimin e tij. Çdo kontribut dhe çdo shpërndarje e kësaj thirrjeje është një hap më afër shërimit të tij,” thuhet në apelin e familjes.
Ata falënderojnë të gjithë ata që do të tregojnë solidaritet e humanizëm për të ndihmuar Egzonin në këtë betejë të vështirë për jetën.
Të dhënat për ndihmë:
Mbajtësi i llogarisë: Lirim Thaçi
Emri i bankës: NLB Banka SHA
Numri i llogarisë: 1709018605496385
IBAN: XK051709018605496385
SWIFT kod: NLPRXKPR


