Thirrjet për vrasje të shqiptarëve, Kim Mehmeti: Shumica e maqedonasve mendojnë kështu

Publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Këndi i Kim-it” në Tëvë1, ka komentuar thirrjet për dhunë dhe vrasje ndaj shqiptarëve në Maqedoni, duke vënë në dukje rolin e elitave politike dhe shoqërore në krijimin e këtij klimë tensioni.
“Shumica e maqedonëve, veçanërisht elitat, janë antishqiptare. Shumica kanë urrejtje ndaj shqiptarëve, dhe ata që kërkojnë vrasje të shqiptarëve shpesh vetëm e shprehin dëshirën e elitave politike dhe elitave të tjera,” tha Mehmeti.
Ai nënvizoi se këto mesazhe negative dhe thirrjet për dhunë nuk lindin rastësisht, por pasqyrojnë ndikimin e ideologjive dhe qëndrimeve të një pjese të shoqërisë dhe udhëheqësve të saj.
“Këta janë fëmijë që kërkojnë dhunë ndaj shqiptarëve, por në fakt vetëm pasqyrojnë urrejtjen dhe bindjet që u transmetohen nga elitat,” shtoi publicisti./Indeksonline/