Thirrjet raciste të Enzo Fernandez, bashkëlojtari francez e fal

Mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez javë më parë ka kënduar këngët raciste së bashku me lojtarët tjerë, pasi fituan Copa America.
Ai u detyrua të kërkoj falje publike përmes rrjeteve sociale, duke thënë se me të vërtetë kënga ishte me fjalë të rënda dhe raciste, shkruan IndeksOnline.
Enzo tani është rikthyer te skuadra e Chelseas, në përgatitjet për sezonin e ri.
Bashkëlojtari i tij franzes, Wesley Fofana i cili e kishte fshirë Fernadezin nga rrjetet sociale pas këngeve raciste, e ka falur mesfushorin argjentinas.
“Enzo Fernández tha më fal. Ai nuk donte të lëndonte tifozët francezë ose askënd. Ai nuk e kuptonte kur e këndonte, i besoj. Sepse e njoh atë. Unë e njoh Enzon. Ai nuk është racist.
Jam i lumtur që shoh Enzo përsëri. Ne luajmë së bashku. Duhet të rrimë bashkë. Jemi të fortë së bashku. Nëse unë jam në njërën anë dhe Enzo është në anën tjetër dhe ne zihemi çdo ditë ose nuk flasim ose nuk jemi të lumtur, atëherë nuk luajmë mirë! Tani është gjithçka në rregull.”, deklaroi Fofana./IndeksOnline/