75 Mall Live Search
18:40 / E Enjte, 12 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Thirrjeve të nënave” u ripremtohet zbardhja e fatit të të pagjeturve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim, kryetaren e Organizatës Joqeveritare, “Thirrjet e nënave”Nesrete Kumnova.

Gjatë këtij takimi, Reçica,  u zotua se do t’i ofroj përkrahje dhe ndihmë të vazhdueshme në misionin e saj, drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Reçica premtoi se kjo çështje do të trajtohet drejt dhe nuk do të mungojë kujdesi për ato familje.

Nesrete Kumnova e njoftoi ministrin me aktivitetet dhe vështirësitë e Organizatës “Thirrjet e Nënave” dhe njëkohësisht falënderoi ministrin për angazhimin e tij./AktivPress