20:33 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thirrni në këtë numër për ndihmë nëse hasni në probleme të komunikacionit në Gjilan

Pas reshjeve të borës, operatori i kontraktuar nga Komuna e Gjilanit është duke punuar në terren dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme deri në këtë moment.

Sipas një njoftimi nga Komuna e Gjilanit deri tani nuk është paraqitur asnjë problem, përfshirë hyrje daljet, të gjitha rrugët brenda qytetit dhe fshatrave, e as në ato ndërkomunale, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu është bërë e ditur se qytetarët që eventualisht mund të hasin në ndonjë problem, mund që të kontaktojnë numrin kujdestar të Komunës cili është i hapur 24 orë: +37744291537.​./Indeksonline/