Thithkat e burrave s’duhen lënë pas dore: Ja pse!

Burrat dhe gratë ndoshta mendojnë për penisin – si “yllin e shfaqjes” kur bëhet fjalë për seksin, por a e dini se edhe loja me thithka mund të jetë e rëndësishme? Këtu, ekspertët e kanë fjalën për “prekje, kafshim, thithje dhe madje edhe lodra seksi”.
Në një studim të vitit 2006, 52% e burrave raportuan se stimulimi i thithkave e bënte më intensiv ereksionin e tyre.
“Thithkat e burrave ndryshojnë shumë në ndjeshmëri. Ato mund të jenë shumë erotike për disa dhe krejt pa ndjesi për dikë tjetër”, thotë Kenneth Play, seksologe dhe autore e disa librave.
Për disa burra, loja me thithkat është aq e kënaqshme sa mund t’i çojë edhe në orgazëm. Frekuenca e orgazmave nga thithkat është ende e paqartë, për shkak të mungesës së hulumtimeve, por kur shkenca mungon, të paktën njerëzit mund të eksperimentojnë personalisht.
A jeni gati – ti dhe partneri (partnerja ose partnerët) të gatshëm për të filluar rrugëtimin tuaj të “lojës me thithkat”? Ekspertët japin disa këshilla si:
– Bëjeni fillimisht këtë bisedë jashtë krevatit.
– Filloni ngadalë.
– Mos harroni se jo të gjitha thithkat janë njëlloj.
– Përdorni lodra seksi.
– Komunikoni (me sy) herë pas here me partnerin dhe rregulloni lojën dhe/ose paralojën e thithkave, sipas nevojës.