75 Mall Live Search
11:01 / E Premte, 22 Gusht 2025 / G T

Thomas Muller flet për debatin Messi-Ronaldo, ka një mesazh për yllin argjentinas

Futbollisti i njohur gjerman, Thomas Muller gjatë një interviste ka folur për debatin më interesant që zhvillohet viteve të fundit, Messi apo Ronaldo?!

Muller tani do të luajë në MLS, dhe do jetë kundërshtar i Lionel Messit, shkruan Indeksonline

Gjatë kësaj interviste ai tregon pse e pëlqen Messin më shumë se Ronaldon.

“Të them të drejtën unë kam qenë me Ronaldon. Ai është një GOAT. Por, pasi Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën jam me të. Ai është shumë elegant, është lojtari më i mirë që e kemi në këtë lojë. Por, Messi unë do të të gjuaj përsëri”, u shpreh Muller

Kujtojmë që Muller debutoi në barazimin e Vancouverit 1:1 ndaj Houston Dynamo./Indeksonline/