Thomas Muller i nervozuar me gjyqtarin: As që e shikoi VAR-in, shpesh po i ndodhë kështu Real Madridit

Real Madridi ka mposhtur Bayern Munich me një përmbysje të jashtëzakonshme në Santiago Bernabeu, duke siguruar kështu finalen e madhe të Champions League.
Skuadra madrilene fitoi me rezultatin 2:1, me dy golat e sulmuesit spanjoll, Joselut, shkruan Indeksonline
Por, një rast në sekondat e fundit po bën xhiron e botës. De Ligt realizoi, por gjyqtari ndaloi lojën paraprakisht – për një pozitë jashtë loje.
Pas ndeshjes, Thomas Müller ishte indinjuar me vendimin e referit për këtë rast:
“Arbitri nuk e pa videon, është vërtet shumë e çuditshme. Vendimi u mor kaq shpejt, ndodh shumë shpesh këtu në Madrid”, tha Muller./Indeksonline/
