75 Mall Live Search
12:54 / E Diele, 30 Mars 2025 / Gj. Sh

Thomas Muller largohet nga Bayern Munich pas 17 viteve

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Futbollisti gjerman ka plot 17 vite që është pjesë e bavarezeve dhe do të largohet si agjent i lirë, shkruan IndeksOnline.

Kicker dhe Bild raportojnë se 35-vjeçari nuk do të jetë pjesë e Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm.

Muller ka zhvilluar plot 496 ndeshje me Bayernin, duke shënuar plot 150 gola.

Nuk dihet nëse ai do të pensionohet nga futbolli aktiv apo të vazhdoj karrierën në ndonjë klub tjetër./IndeksOnline/