75 Mall Live Search
10:49 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Gj Sh

Thomas Muller shënon hat-trick në Amerikë (VIDEO)

Pas 17 viteve të kaluara te Bayern Munich, Thomas Muller u largua dhe u transferua në kampionatin amerikan, te skuadra e Vancouver Whitecaps.

Sulmuesi gjerman është përshtatur për mrekulli, ku mbrëm shënoi hat-trick, shkruan IndeksOnline.

Vancouver shënoi fitore bindese ndaj Philadelphia Union, me rezultat 7-0, ku tre gola u shënuan nga Muller.

36-vjeçari po ashtu bëri edhe një asist në këtë përballje.

Tashmë Thomas Muller ka shënuar 4 gola në tre ndeshje me skuadrën amerikane./IndeksOnline/