75 Mall Live Search
08:05 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / G T

Thomas Muller vazhdon stërvitjet me Bayern Munchen

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Thomas Muller është rikthyer në stërvitje pas pushimit veror.

Madje ai ka veshur sërish fanellën e Bayern Munchen, ndonëse është larguar nga kjo skuadër, shkruan Indeksonline

Mësohet se lojtari gjerman është duke u stërvitur në Mynih vetëm për ta mbajtur vetën në formë.

Ai tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Amerika, Vancouver – dhe po pret finalizimin e këtij transferimi.

Kujtojmë që 35-vjeçari u largua nga Bayerni pas një kohe tejet të gjatë dhe tashmë karrierën do ta vazhdojë në MLS./Indeksonline/

Image