75 Mall Live Search
11:25 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / G T

Thomas Partey ka ditët e numëruara te Arsenali, nuk e vazhdon kontratën

Mesfushori nga Gana, Thomas Partey po largohet nga Arsenali pasi kontrata e tij skadon në fund të muajit.

Partey dhe skuadra londineze ishin në bisedime për të vazhduar tutje, por nuk u arrit asnjë marrëveshje, shkruan Indeksonline

32-vjeçari tani po largohet nga Arsenali pas pesë vjetëve.

Kujtojmë që mesfushori afrikan më parë luajti te Atletico Madrid dhe pikërisht kjo e fundit është favorite për të nënshkruar me të../Indeksonline/