75 Mall Live Search
14:56 / E Premte, 22 Gusht 2025 / G T

Thomas Strakosha në mesin e më të mirëve në ndeshjet e para të play-offit në Conference League

Skuadra e AEK-ut, ku luan portieri shqiptar, Thomas Strakosha barazoi 1:1 ndaj Anderlechtit, në ndeshjen e parë të play-offit në UEFA Conference League.

Ishte pikërisht Strakosha që shëptoi skuadrën e tij nga një humbje në Belgjikë, shkruan Indeksonline

Portieri shqiptar është në mesin e lojtarëve më të mirë në ndeshjet e para të play-offit.

Ai bëri 10 pritje ndaj Anderlechtit dhe u vlerësua me notën 9.0 nga faqja e njohur “Sofascore”./Indeksonline/