75 Mall Live Search
12:31 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

Thomas Tuchel trajner i ri i United? Reagon Rangnick

Chelsea është nxjerrë në shitje pas luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë dhe Roman Abramovich dhe shumë oligarkë rus janë bllokuar prej kësaj nga Britania e Madhe dhe shtete të tjera të mëdha në Europë.

Nisur nga kjo situatë ka nisur të flitet edhe për kalimin e trajnerit Thomas Tuchel në verë te Manchester United. Një qëndrim për këtë e ka mbajtur edhe Ralf Rangnick, i cili aktualisht drejton United.

“Thomas Tuchel është trajner i Chelsea tani. Tani ka një çështje rreth pronësisë së këtij klubi, por nuk ka kuptim të spekulohet se ai është kandidat për stolin e United në verë.

Nuk ka kuptim as të mendosh as të spekulosh për këtë. Më pëlqen stili i tij, ai është një trajner i nivelit të lartë”, ka deklaruar trajneri gjerman i “Djajve të kuq”.