75 Mall Live Search
22:24 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / G T

Thomas Tuchel: Urime titulli Bayer Leverkusen!

Skuadra e Borussia Dortmund shënoi një fitore të madhe në “Allianz Arena”, pasi mposhti 2:0 Bayern Munichun.

Pas ndeshjes, gjatë një interviste trajneri gjerman, Thomas Tuchel tregoi se skuadra e tij tashmë është dorëzuar për titull kampion, shkruan Indeksonline

“Urime për Bayer Leverkusenin. Gara për titull tashmë ka përfunduar”, u shpreh Tuchel – i cili do të largohet nga “Bavarezët” në fund të këtij sezoni.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 53 pikëve, kurse Bayern Munich mbetët në pozitën e 2-të me 60 pikë, 13 pikë larg liderit, Leverkusen (73)./Indeksonline/