75 Mall Live Search
14:52 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / G T

Thomas Tucheli ka vendosur për klubin e ri, është në Premier League?

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, do të largohet nga Bayern Muncheni në fund të këtij sezoni.

Tucheli është shumë i kërkuar nga klubet europiane, por duket se ai ka vendosur se cilës skuadër t’i bashkohet, shkruan Indeksonline

David Ornsteini raporton se Tucheli ka vendosur t’i bashkohet Manchester Unitedit në fund të këtij sezoni.

Së paku kjo është dëshira e tij – por ende nuk ka ndonjë marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, të cilët do e largojnë trajnerin Erik Ten Hagun në fund të këtij edicioni.

Tucheli gjatë një interviste sot tha se i pëlqen kthimi në Premier League, për shkak se kaloi momente fantastike me Chelsean – skuadër kjo që e ka si opsion kthimin e tij.

“Kthimi në Premier League? Nuk përgjigjem, por ky nuk është sekret – më pëlqeu koha te Chelsea, më pëlqeu Anglia, më pëlqeu Premier League. Ishte diçka speciale atje”, u shpreh Tucheli i cili sonte zhvillon ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/