Thuajini lamtumirë barkut të fryrë
A e dini se këtë shqetësim mund ta kontrollojmë sepse shkaktohet nga konsumi i disa ushqimeve dhe pijeve specifike. Le ti mësojmë cilat janë ato dhe ti evitojmë sa të mundemi nga dieta jonë.
Kjo ndodh sespe këto ushqime fermentohen dhe krijojnë fryrje dhe për pasojë na krijohet “një tullumbace” në vend të barkut! Dieta është specifike dhe duhet këshilluar me specialist i cili vlerëson intolerancën tuaj për disa ushqime. Por ja disa gjëra që mund ti bëjë secila nga ne:
Zbuloni cila është arsyeja e fryrjes së barkut:
Kur flitet për fryrje barku është e rëndësishme të kuptosh se çfarë e shkakton atë. Nëse problemin e shkakton akumulimi i yndyrës është e rëndësishme të ndjekësh një dietë më pak kalori kombinuar me aerobi, aktivitet fizik, ushtrimet klasike të uljes së barkut etj.
Nëse shkaktohet prej fermentimit të ushqimit dhe fryrjes (gazit) atëherë është e rëndësishme të ndryshosh mënyrën e ushqyerjes dhe të zbulosh cili prej tyre të shkakton intolerancë.
Por fryrja e barkut mund të jetë pasojë e mbledhjes së lëngjeve rreth zonës së barkut. Në këtë rast mund ta identifikoni sepse lëkura në këtë pjesë ka pamjen e cipës së portokallit.
Në të tre rastet por veçanërisht në këtë të tretin duhet të reduktoni në mënyrë drastike konsumin e kripës, për pasojë edhe të produkteve të kripura si sallami, produkteve të konservuara, djathit të stazhionuar, etj.
Të mbash një ditar ushqimor
Ndër të tjera fryrja e barkut krijohet edhe nga intolerance e disa ushqimeve. Nëse mban një ditar ushqimor kupton më mirë se në cilat raste të ndodh kjo gjë dhe çfarë ke konsumuar. Nëse është një produkt i rëndësishëm i ushqimeve të përditshme atëherë mund ta trajtoni me medikamente të këshilluara nga specialisti(çdo rast është specifik).
Zgjidhni produkte të gatuara mirë
Për disa shqetësimet gastrointestinale u shkaktohen prej perimeve në familjen e bishtajoreve apo lakrës. Është e rëndësishme që ti bëni pjesë të dietës të përpunuara mirë dhe në mënyrë graduale me racione të vogla.
Evitoni të përtypni çamçakëz gjatë gjithë kohës
Një ndër këshillat e para që japin specialistët për të ulur fryrjen e barkut është nëse nuk e eliminoni dot atëherë reduktoni sa të mundni përtypjen e çamçakëzit gjatë ditës. Kjo sepse duke përtypur, futni ajër që mund të krijojë shqetësime të mëvonshme në zorrë. Aq më keq nëse është çamçakëz me ëmbëlsues artificial. Këta të fundit ndikojnë në rritjen e ndjenjës së urisë dhe e përkeqësojnë shqetësimin e fryrjes së zorrëve.
Pini shëndetshëm
“Të akuzuara” si shkaktare të fryrjes së barkut janë edhe pijet e gazuara dhe alkoolike, të cilat përveç fryrjes tipike, sjellin edhe një sasi të madhe kalorish boshe që jo vetëm nuk e ushqejnë organizmin por i shkaktojnë peshë të tepërt. Edhe nëse zgjidhni versionin pa sheqer (light) të këtyre pijeve është e njëjta gjë. Këto pije jo vetëm shkaktojnë fryrje por ndonjëherë edhe dhimbje në zorrë. Pijet më të mira për tu konsumuar janë uji, caji dhe lëngjet e freskëta kombinuar me mente, kopër, nenexhik dhe lëng limoni.