16:35 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thuajini partnerit këto gjëra nëse mendoni se nuk është i lumtur me ju

Njerëzit nuk duhet të nisen me idenë se në një lidhje dashurie do të jenë gjithmonë të lumtur.

Jeta është shumë e gjatë për të menduar se gjithnjë do të jetë mirë, prandaj duhet të dini se me partnerin/en, do të kaloni shumë sfida së bashku në mënyrë që të jeni të bashkuar më gjatë.

Nëse posedoni një ndjesi se partneri i juaj nuk është i lumtur me ju atëherë duhet t’i ndiqni këto këshilla, transmeton Indeksonline.

Mos e lidhni gjithmonë me veten

Ndoshta i dashuri po kalon në periudha të vështira dhe nuk mund ta ketë gjithmonë hallin me ju.

Pra ju duhet t’ia lejoni që të shprehet me ju dhe të ju tregojë qartë problemin.

Kaloni më shumë kohë së bashkë pasi kështu ju jeni më afër njëri tjetrin dhe mund t’i tejkaloni të gjitha gjërat bashkë.

Gjëja e fundit që ekspertët e lidhjeve thonë se në lidhje dashurie është mirë të jeni gjithmonë direkt pasi kjo gjë ju ndihmon që të mos keni keqkuptime./Indeksonline/