75 Mall Live Search
10:22 / E Premte, 03 Qershor 2022 / B O

Thuajse e kryer, pas Lewandowskit, Bayernit po i ikë edhe Gnabry!

Serge Gnabry ka refuzuar ofertën e fundit të kontratës së FC Bayern München. BILD shkruan se Bayern nuk e ka në plan që të rris ofertën prej 19 milionë eurosh në vit dhe do të lejojnë largimin e mesfushorit.

Bavarezët i kanë bërë të ditur agjentit të lojtarit se nuk planifikohen bisedime të mëtejmë për kontratin e Gnabryt.

Gnabry nga sot pritet të shqyrtojë të gjitha ofertat që vijnë në adresë të tij. Arsenal, Barcelona e Real Madrid janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për të./Indeksonline/