Thuhet se është arrestuar Shpat Kasapi, flet e afërmja e këngëtarit

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, thuhet se është arrestuar. Sipas raportimeve në disa media, Kasapi që mban pozitën e këshilltarit të zëvëndëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut thuhet se është kapur me drogë të llojit kokainë.
Mediet e Maq. së Veriut raportojnë se rasti ka ndodhur para një muaji në lagjen “Gjorgje Petrov” në afërsi të SP Plane.
Por, një e afërme e këngëtarit, e ka mohuar këtë lajm. Ajo ka thënë se raportimet janë të pavërteta.
“Shpati s’është i arrestuar. Ai ka lëvizje të lirë dhe ndaj tij nuk ka asnjë bazë ligjore. Lajmi është propagandë, tenttivë për njollosjen e reputacionit të tij” ka thënë ajo për Indeksonlinen.