“Thuje”, albumi i parë i Gashit

Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli, pas një sezone shumë aktive me mbrëmje muzikore, për herë të parë po sjellin albumin me këngë të ri-krijuara me shumë finesë dhe me performim tërësisht live.
Projekti “Thuje”, i titulluar në bazë të këngës së fundit, të lansuar nga Ardi, përmban nëntë këngë të ri-orkestruara nga Fisnik Bajrami, me Sax dhe Klarinet nga Endrit Zharku.
Dyshja fantastike, Ard dhe Mirdon, tashmë të njohur për publikun, kanë zgjedhur që albumin t`a promovojnë në mesin e miqve dhe familjarëve, në njërin nga lokalet e kryeqytetit.
Në bazë të materialeve të publikuara deri më tash, në rrjetet sociale të Ardit, Mirdonit dhe miqve të tyre, albumi përmban motive tradicionale dhe është i kuruar deri në detaje.
Po urojmë që tingujt e albumit “Thuje” të na përcjellin me energjinë e pranverës.