75 Mall Live Search
22:40 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / G T

Thuram hat-trik, Interi merr tri pikë ndaj Torinos

Skuadra e Interit ka shënuar fitore në javën e shtatë të Serie A, pasi mposhti 3:2 Torinon në “Guisepe Meaza”.

Golat për ekipin e Inzaghit i shënoi sulmuesi francez, Marcus Thuram, shkruan Indeksonline

Image

Thuram shënoi tri gola në këtë ndeshje, duke konfirmuar formën e tij jetësore gjatë këtij sezoni, ku në shtatë xhiro ka realizuar shtatë gola.

Golat për ekipin e Torinos, i shënuan: Zapata dhe Vlasic.

Kujtojmë që skuadra mysafire ishte me një lojtar më pak qysh nga minuta e 20’të, pasi me të kuq u largua futbollisti kilian, Maripan.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 14 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se Napoli (16)./Indeksonline/