75 Mall Live Search
14:24 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / L A

Thyen heshtjen Alexander-Arnold rreth të ardhmes së tij

E ardhmja e Trent Alexander-Arnold te Liverpooli është e pasigurtë.

26-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, ku ende nuk ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij.

Emri i tij është lidhur edhe me kalimin te skuadra e Real Madridit.

Arnold, në një intervistë për “Mirror” ka folur rreth kësaj çështje.

“Unë kam qenë në klub 20 vjet tani dhe kam nënshkruar katër ose pesë zgjatje të kontratave … dhe asnjë prej tyre nuk është shfaqur në publik,” tha ai. As kjo nuk do të jetë”, u shpreh Arnold.

Alexander-Arnold, kujtojmë se është produkt i akademisë së Liverpoolit, ku i është bashkuar që nga mosha 6 vjeçare.

Ai ka bërë debutimin e tij në skuadrën e parë, në vitin 2016 ku ka bërë 328 paraqitje dhe ka shënuar 19 herë, duke fituar gjithçka./IndeksOnline/