75 Mall Live Search
20:52 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / AR

Thyen rekord, “Minecraft” arrin 1 trilion klikime në ‘Youtube’

Minecraft po veçohet si njëra nga lojërat më të kërkuara. Kjo ka arritur një moment historik, duke kaluar një trilion shikime, duke u bërë loja më e shikuar në platformë.

Loja u publikua në vitin 2009, përmes të cilët lojtarët mund të ndërtojnë çfarë të duan për të treguar krijimet e tyre mbresëlënëse, transmeton Indeksonline.

Për të festuar arritjen e një trilion, YouTube ka publikuar një video të animuar që paraqet momente nga historia e Minecraft në platformë dhe po ndryshon gjithashtu logon në faqen kryesore të YouTube për 24 orë.

Do të ketë gjithashtu lista dëgjimi të kuruara me krijues dhe video të Minecraft nga e gjithë bota./Indeksonline/