07:49 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Thyen rregullat e shkuan në kishë, 180 persona rrezikojnë të infektohen me koronavirus!

Më shumë se 180 njerëz që morën pjesë në kishë në Kaliforni, pavarsisht rregullave të bllokimit të qarkullimit për shkak të koronavirusit dhe kundër tubimeve publike, u është kërkuar të karantinohen pasi njëri prej tyre testoi pozitivisht për virusin.

Kisha mbajti shërbim duke e ditur që është në kundërshtim me udhëzimet e shtetit për kufizimet për të ndaluar përhapjen e pandemisë.

Kështu pas identifikimit të njërit nga ta që doli pozitiv me Covid-19, të gjithë 180 personat janë të rrezikuar dhe pritet të karantinohen e më pas të testohen nën dyshimin e infektimit të mundshëm. /IndeksOnline/