75 Mall Live Search
18:04 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

“Thyerja”, premierë të enjtën në Mitrovicë

Me datë 10.12.2020 e enjëte shfaqet Premiera “Thyerja”, e autorit Abdyl Bunjaku me regji të Agim Selimit, dhe asistente Kreshnike Osmanin.

Shfaqja fillon në orën 16:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”-Mitrovicë.

Në këtë dramë luajnë aktorët:

Eshref Durmishi, Mirsad Ferati, Mehmet Preteni, Qëndresa Kajtazi, Agan Asllani, Fisnik Ademi, Adem Zhitopotoku, Fatmir Haliti dhe Artan Hetemi.

Për shkak të pandemisë shfaqjen do ta përcjellin vetëm mysafirët e ftuar me ftesa.