75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / F.R

Thyhet ajsbergu më i madh në botë, A23a

Ajsbergu më i madh në botë po “thyhet me shpejtësi” në disa copa të mëdha “shumë të mëdha”, kanë thënë shkencëtarët nga British Antarctic Survey (BAS), shkruan CNN-i.

Dikur me një peshë prej gati 1.1 trilionë tonë dhe që shtrihej në një sipërfaqe prej 3,672 kilometrash katrorë – pak më i madh se Rhode Island – ajsbergu A23a është monitoruar nga afër nga shkencëtarët që kur u shkëput nga pllaka e akullit Filchner-Ronne në Antarktidë në vitin 1986.

A23a ka mbajtur titullin “ajsbergu më i madh aktual” disa herë që nga vitet 1980, ndonjëherë i kaluar nga ajsbergë më të mëdhenj, por jetëshkurtër, përfshirë A68 në vitin 2017 dhe A76 në vitin 2021.

Andrew Meijers, oqeanograf në BAS, i tha CNN-it në të mërkurën: “Ajsbergu po thyhet me shpejtësi dhe po copëtohet në blloqe shumë të mëdha, të cilat vetë janë përcaktuar si ajsbergë të mëdhenj nga Qendra Kombëtare e Ajsbergëve e SHBA-së që i ndjek këta”.

“Mega-ajsbergu” tani është tkurrur në rreth 1,700 kilometra katrorë, sipas Meijers, që përkon përafërsisht me madhësinë e Londrës së Madhe.