75 Mall Live Search
11:07 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Thyhet kasaforta në një xhami në Gjilan, vidhen paratë që shërbenin për mirëmbajtje

Ankuesi mashkull i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e xhamisë në fshatin Malishevë e Epërme në Gjilan, ka raportuar se persona të panjohur me përdorim të forcës kanë hapur kasafortën.

Kasaforta gjendej brenda në korridorin e xhamisë dhe kanë vjedhur parat të cilat kanë shërbyer për mirëmbajtjen e xhamisë, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin./Indeksonline/