12:08 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thyhet kordoni policor, protuestuesi tenton të futet në zyrën e Ramës

Protestuesit e opozitës kanë thyer kordonin policor dhe i janë aftuar dyerve të Kryeministrisë.

Ata kanë thyer xhamat e derës, si dhe kanë tentuar të futen brenda.

Një prej tyre ka hipur edhe sipër skelës duke u përpjekur të futet brenda zyrës së Edi Ramës, por dyert dhe dritaret e katit të dytë kanë qenë të blinduara. Forcat e Gardës së Republikës kanë përdorur gazin lotsjellës.