10:18 / E Premte, 23 Tetor 2020 / k.v

Thyhet një market, në Prizren, hajnat marrin para e cigare dhe ikin në drejtim të Suharekës

Një femër nga Prizreni ka njoftuar policinë se të dyshuar të panjohur, duke përdorur mjete të forta kanë depërtuar brenda marketit të saj ku kanë vjedhur para dhe cigare.

Ende nuk dihet vlera e saktë e dëmit, ndërsa policia po punon për të zbardhur sa më parë rastin, transmeton IndeksOnline.

Mësohet se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet në drejtim të Suharekës.

Deri tani nuk raportohet për të arrestuar./IndeksOnline/