Thyhet rekord botëror në boks, e arriti një femër brenda 37 sekondave
Boksierja nga Puerto Riko, Amanda Serrano e ka thyer një rekord botëror në boks.
Ajo është bërë sportistja e parë në histori të këtij sporti që ka fituar kampionate botërore në shtatë divizione të ndryshme.

Me fitoren e arritur mbrëmë ndaj austriakes, Eva Voraberger, Sorrano ka tejkaluar boksierët e famshëm, Oscar De La Hoya e Manny Pacquaio që kishin fituar në gjashtë divizione të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Vetëm 37 sekonda iu deshtën boksieres 30 vjeçare për të arritur këtë fitore të madhe.
Ajo që në start iu vërsul rivales nga Austria të cilën e gjunjëzoi pas goditjeve të vazhdueshme./Indeksonline/