Thyhet rekordi, Bayerni pëson humbjen e parë në Bundesliga këtë sezon
Bayerni ka humbur më në fund një ndeshje këtë sezon në Bundesliga.
Ata u mposhtën nga Augsburgu, në derbin bavarez me rezultat 1-2 duke ja prishur rekordin pa humbje të kampionëve gjermanë.
Në ndeshje luajti edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj i cili luajti plot 75 minuta.
Golat u realizuan nga Ito për Bayernin, ndërsa për Augsburgun shënoi Arthur Chaves dhe Massengo.
Bayerni, mbetet në krye të Bundesligës me 50 pikë, ndërsa Augsburgu në vend të 13-të me 19 pikë, duke ju larguar zonës së rrezikut./IndeksOnline/

