12:47 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thyhet rekordi botëror, diamanti rozë shitet për 44 milionë euro

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ashtu edhe ndodhi. Diamanti me ngjyrë rozë është shitur në një ankand në Gjenevë për 50.3 milionë franga zvicerane (50 milionë dollarë apo 44 milionë euro), shkruan “The Local”.

Ky diamant kishte afër 19 karat, derisa është blerë nga brendi amerikan Harry Winston, në ankandin që u mbajt të martën në Gjenevë.

Çmimi prej 2.6 milionë dollarësh për karat është rekord i ri i botës, sipas shtëpisë së ankandeve “Christie’s”.

Ky diamant besohet se është zbuluar në Afrikën e Jugut, para rreth një shekulli, më 1920, dhe tashmë është shitur për një çmim rekord. Diamanti ka 18.96 karat.

Rekordi për diamant rozë ishte 32.5 milionë dollarë që ishte shitur në Hong-Kong, gjithashtu nga ankandi i mbajtur në Gjenevë.