17:16 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Thyhet rekordi i ftohtit në një fshat rus, -62 gradë celsius arrijnë temperaturat (Foto)

Rusia njihet si një ndër vendet më të ftohta, por jo edhe kaq.

Temperaturat në fshatin më të ftohtë të botës arritën në nivele afërsisht aq të ulëta sa termometri i tyre digjital u shkatërrua si rezultat i gjithë kësaj.

Oymyakon është një fshat në rajonin rus të Yakutia, transmeton Indeksonline.

Termometri digjital në këtë fshat është instaluar vitin e kaluar por teksa temperaturat u bën -62 gradë celsius, termometri u prish sepse ishte tepër ftohtë.

Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë në një zonë të banuar ishte -68 në Oymyakon në vitin 1933.

Kushtet e ngrirjes së Antarktidës arritën një nivel të ulët në 2013 kur NASA njoftoi një temperaturë rekorde prej -94.7 gradë celsius, në bazë të dhënave satelitore ./Indeksonline/