75 Mall Live Search
17:51 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Thyhet rekordi: Mbi 17 mijë vaksinime brenda 24 orëve

17.322 vaksinime brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur LVV përmes një postimi në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Numri i qytetarëve tanë që po vaksinohen kundër Covid-19 është në rritje, çdo ditë po shohim një numër më të lartë të tyre dhe kjo është shenjë e mirë marrë parasysh rrezikun që na kanoset prej variantit delta që edhe te ne ka filluar të përhapet.

“Duhet ta shtojmë numrin e qytetarëve të vaksinuar në mënyrë që në vjeshtë të jemi sa më shumë të imunizuar. Çdo vonesë dëmton e rrezikon seriozisht si shëndetin ashtu edhe ekonominë tonë që mund të mbyllet sërish, andaj caktoni terminin dhe vaksinohuni”, thuhet në njoftimin e LVV.