75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Thyhet shtëpia e avokatit kosovar: O hajn, mbahu mirë, do të pendohesh që je gjallë!

Persona ende të panjohur kanë thyer shtëpinë e avokatit nga Malisheva, Avdullah Hoti.

Hoti, në një postim në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj të dyshuarve.  Sipas tij, ky veprim ngjan me ato të paramilitarëve serbë, shkruan Indeksonline.

“Me hajni nuk bëhesh i pasur o hajn. Mbahu mirë ti që me vodhe shtëpinë, nëse kuptoj ndonjeherë se kush je, do të pendohesh që je gjallë! Veç Serbia na ka demolu keshtu shtëpitë”, është shprehur ai.

Image may contain: one or more people

Vlen të theksohet se Policia e Kosovës është duke e hetuar këtë rast. /Indeksonline./