75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / k.v

Thyhet vetura e mërgimtarit në Suharekë, i vidhet çanta me para

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur, ia kishin thyer xhamin e veturës së tij, me targa të huaja, e cila ishte në parkim dhe ia kishin marrë një çantë dore, ku brenda saj kishte një telefon mobil, një kartelë banke dhe para të gatshme shuma e të cilave nuk dihet.

Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, në Suharekë të dielën rreth orës 16:00. Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/